U qëllua me armë nga kunati, i plagosur në spital i riu në Vlorë
Aktualitet E Enjte, 31 Dhjetor 2020 12:32
Një plagosje më armë zjarri ka ndodhur pak pas mesdite në qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja në lagjen Partizani.
Një person ka plagosur me armë zjarri burrin e motrës, Xhuliano Muço rreth 25-vjeç. Arma ka qenë e babait të autorit, i cili është punonjës i paraburgimit të Vlorës.
Autori dhe babai tij janë shoqëruar në komisariat. I plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës.
/abcnews.al/