U revoltua për një karrige dhe tentoi të go*asë kolegun e PD, Xhemal Qefalia: M’u duk si shaka!
Në Parlament edhe këtë të enjte plasi kaosi. Deputetët e Sali Berishës bllokuan seancën plenare, duke marrë karriget e deputetëve të PS. Kjo revoltoi deputetin e PS-së Xhemal Qefalinë, i cili u përplas fizikisht edhe me deputetin e Rithemelimit Edomd Saphon. Xhefalia e ka shtyrë Spahon, ndërsa më pas shihet se është ulur dhe ka marrë karrigen.
Qefalia tha se nuk ka pasur konfrontim. Sipas tij, ai ka shkuar për të marrë karrigen e tij dhe për t’u ulur. Qefalia shprehet se deputetët e opozitës janë në të drejtën e tyre të protestojnë, por nuk bie dakord me mënyrën që kanë zgjedhur.
“Është një veprim që në kushtet normale, shkon në Kuvend për të ushtruar detyrë. Unë shkova të marr ulësen time për të kryer detyrën e deputetit. Kemi komunikuar në mënyrë njerëzore, dhe mua më është dukur si një shaka. Nuk e kam shtyrë. Kam vajtur për të marrë karrigen dhe për të shkuar në vendin tim. Në fillim është nisur si shaka, nuk kemi pasur një konfrontim.
Shumicën e deputetëve të opozitës i njoh prej vitesh, dhe nuk ka arsye për konflikt, siç jam dhe unë në të drejtët time legjitime, ashtu janë dhe ata për të protestuar. Por rruga që kanë zgjedhur nuk është e duhura. Kundërshtitë mund të shprehen në forma të tjera. Nuk mund të cënohet integriteti i deputetit të krahut tjetër”, tha ai.