U shpall në kërkim për kultivim dhe trafik droge, pranga të riut në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga pak çaste më parë një të ri të shpallur në kërkim. I arrestuari prej dy ditësh qëndornte në arrati. Gazetarja e “Balkanweb”, Brikena Metaj thotë se në pranga ka përfunduar  18-vjeçari Spiro Sakollari nga fshati Kuqar i Përmetit.

Sipas gazetares, 18-vjeçari është kapur në Këlcyrë vetëm pak minuta më parë. Ai akuzohet për kultivimi dhe trafikim të lëndëve narkotike. Policia dhe grupi hetomor në Gjirokastër po punon për zbardhjen e plotë të aktivitetit të 18-vjeçarit, tashmë të arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?