U shpall në kërkim, vetëdorëzohet në polici drejtori i AKU-së: Të zbatohet ligji

Kreu i AKU-së në Shkodër, Gjekë Sokoli, në një dalje për mediat, tha se inkurajon çdo hetim, ndërsa ka kërkuar zbatimin e ligjit. Ai tha se në polici është paraqitur vetë dhe se nuk i shmanget asnjëherë ligjit dhe organeve ligjzbatuese.

”Jam informuar se jam në kërkim nga policia. Aktualisht ndodhem në krye të detyrës. Jam paraqitur në polici që mëngjesin e kësaj të martë ku kam dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme. Nuk kam shkelur asnjëherë ligjin.

U bëj më dije se kemi zhvilluar një monitorim në kuadër të Gripit të Shpendëve dhe rezultoi se nuk ka NIPT aktiv. Inkurajoj strukturat të kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?