U shpallën të humbura pak ditë më parë, gjenden nënë e bijë në Britani

Gjenden nëna shqiptare bashkë me vajzën e saj në Britani. BBC raporton se Sebjana Myzeqari, 24 vjeç dhe vajza e saj Enissa 2 vjeç janë gjetur. 24-vjeçarja shqiptare Sebjana Myzeqari dhe vajza e saj 2 vjeçare Enisa ishin shpallur të zhdukura në Britani të Madhe. Autoritetet konfirmuan se nuk kishte asnjë gjurmë të tyre që nga data 2 prill kur për herë të fundit ishin parë në Donkastër.

BBC raportonte 24-vjecarja shqiptare nuk e ka përdorur më telefonin e saj apo kartat e bankës që nga data 2 prill, dhe pse nuk kishte asnjë shenjë që ajo mund të jetë larguar nga Britania e Madhe. Policia u shpreh se ajo kishte mbërritur në Britani nga Shqipëria tre vjet më parë duke vendosur të jetojë në Donkastër.

Vogëlushja dy vjeçare është e regjistruar në çerdhe ndërsa e ëma e saj bënte një jetë pothuajse të izoluar dhe kishte shumë pak të njohur. Ndërkohë autoritete shqiptare i kishin komunikuar palës britanike, se në vendin tonë nuk ka asnjë gjurmë të nënës dhe vajzës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?