U vihet zjarri 3 makinave në Sarandë

 

Tre automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Sarandës. Policia dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Makinat ishin parkuar para një pallati dhe flakët kanë prekur edhe një pjesë të tij. Në shuarjen e zjarrit, morën pjesë banorë dhe zjarrfikësit. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarjeje.

Pak ditë më parë 3 automjete u dogjën në Vlorë dhe një tjetër u hodh në erë me tritol në Sarandë.

SHKARKO APP