U vinin gjoba pasanikëve, 9.4 vjet burg për Mrrukun e Drizën

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 5 vjet e 4 muaj burgim për shtetasin Ermal Mrruku dhe 4 vjet burgim për shtetasen Klodiana Driza, të akuzuar për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” në bashkëpunim, dy herë.

Procesi në gjykatë ndaj dy të pandehurve u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Dy të pandehurit, të cilët janë hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg”, akuzohen se, nëpërmjet se nëpërmjet kanosjes u kanë marrë dy shtetasve shuma të konsiderueshme parash.

“Sipas dinamikës së hetimit, e provuar në gjykim nga Prokuroria, rezulton se kallëzuesit ishin njohur në kohë të ndryshme me të pandehurën Driza dhe krijonin lidhje intime. Por, siç u provua edhe gjatë gjykimit, në momente të caktuara, të kallëzuarve u paraqitej i pandehuri tjetër, Mrruku, i cili prezantohej si bashkëshorti i Drizës dhe u kërkonte para për faktin se e kishin ofenduar duke krijuar lidhje intime me bashkëshorten e tij”-thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Nga gjykimi, rezultoi se të pandehurit u kanë marrë kallëzuesve, me anë të kanosjes, shuma parash, si edhe disa objekte të paluajtshme (apartamente).

Ish-gardisti dhe gardianja u arrestuan me 16.09.2014 për një seri gjobvëniesh.

SHKARKO APP