U vra në atentatin mafioz në kryeqytet, del fotoja e Behar Sofias

Opinion.al sjell foton e Behar Sofias, 66-vjeçarit  që u ekzekutua me armë mëngjesin e sotëm pranë Piramidës në Tiranë.

66-vjeçari Behar Sofia u gjet i shtrirë në trotuar fillimisht i plagosur. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Sipas informacioneve,  viktima është qëlluar me armë me silenciator nga një makinë në lëvizje, teksa 66-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë. Kjo për shkak se në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna armësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atentati konsiderohet i tipit mafioz për shkak të rrethanave dhe dinamikës, për shkak se ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar të kryeqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?