Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

U vra nga grabitësit pasi ndërhyri për të shpëtuar fqinjin, kërkohet me burg përjetë për 3 autorët që i morën jetën “Qytetarit të Nderit”

Aktualitet E enjte, 2 Korrik 2020 16:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dënim të përjetshëm për tre personat që qëlluan pronarin e një “Exhange” dhe vranë një person tjetër në Fier.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Procesi gjyqësor drejt tyre është mbyllur dhe organi i akuzës në deklarimet e fundi ka kërkuar që të pandehurit Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali të dënohen me burgim të përjetshëm. Ata akuzohen për plagosjen e Gëzim Hoxhës dhe vrasjen e Agur Vrenozit më 2 mars 2018.

Mund t'ju interesojë

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 6 minutash
Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Para 20 minutash
Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Para 45 minutash

Prokuroria pretendon se ka arritur të vërtetojë se fillimisht 3 personat kanë hyrë për të grabitur pikën e këmbimit valutor të Hoxhës, por janë përleshur me të dhe Vrenozin, i cili i ka ardhur në ndihmë Gëzim Hoxhës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Detajet e ngjarjes

Ngjarja ndodhi më 2 mars 2018 rreth orës 11:00 dhe përfundoi me plagosjen e pronarit të këmbimit valutor dhe vdekjen e mikut të tij, i cili tentoi të ndalonte grabitësit. Ndërsa të tre autorët u arrestuan pas ndjekjes nga policia. Dy prej autorëve të maskuar dhe të armatosur janë futur brenda në pikën e këmbimit duke u përleshur me pronarin, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t’u larguar. Vrenozi pronari i godinës ku dhe ndodhi grabitja, kur pa që miku i tij kishte rënë pre e këtij sulmi mori një karrige dhe filloi të përleshej me grabitësit, duke tentuar t’i ndalonte. Gjatë përleshjes, njëri nga grabitësit, pikërisht Demiraj qëlloi në kokë, me armë zjarri automatik ndaj 54-vjeçarit dhe pronarit të këmbimit valutor. Pas përleshjes dhe qëllimit me armë zjarri, ku mbeti i vrarë Agur Vrenozi, autorët morën çantën me para dhe u larguan me makinë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatrave të Fierit. Ndërkohë që arratia e tyre nuk ka zgjatur për shumë minuta. Pasi pikasën që po ndiqeshin nga policia ata braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë, por 30 minuta pas grabitjes fillimisht është kapur Zini Fyraj pranë fshatit Baltëz. 37-vjeçari, i cili kishte dhe çantën me para u hodh në lumë, por nuk i ka shpëtuar arrestimit. Ndërkohë që rreth orës 12:30 minuta është arrestuar edhe autori i dytë i grabitjes, Lulëzim Demiraj, në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës”, ky i fundit është dhe personi i cili qëlloi ndaj dy personave në momentin e grabitjes. Ndërkohë që autori i tretë, 41-vjeçari Dashamir Gergali është arrestuar në një banesë në fshatin Baltëz. Policia i sekuestroi edhe çantën me para, që grabitën në pikën e këmbimit valutor, në të ndodheshin rreth 10 milionë lekë dhe 6000 euro.

Seancat gjyqësore

Pas arrestimit, autori i dyshuar për vrasjen e Agur Vrenozit teksa futej në sallë të gjyqit nuk i ka mbajtur dot lotët dhe ka deklaruar para hetuesve se nuk ka qenë ai që ka qëlluar me armë. Lulzim Demiraj ka thënë për hetuesit gjatë marrjes në pyetje se, bashkë me dy të arrestuarit e tjerë, Zini Fyraj, 37 vjeç banues në Sevaster, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç banues në Zhupar, Fier, kishin për qëllim vetëm grabitjen e pikës së këmbimit valutor për shkak të gjendjes ekonomike dhe situata u doli nga kontrolli. “Nuk e kam qëlluar unë. Nuk mbaj mend se si ndodhi. Unë di që gjërat ndodhën shpejt. Ne nuk kemi shkuar atje me qëllim të lëndonim ndonjë. Situata erdhi ashtu dhe nuk e mbaj mend se si ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Lulëzim Demiraj, i cili është shprehur i penduar në sytë e hetuesve. Edhe Zini Fyraj, i cili bashkë me 43- vjeçarin hyri në pikën “Exchange”, ka deklaruar se është detyruar të kryejë grabitje, pasi gjendet në vështirësi ekonomike. 37-vjeçari nga Vlora rezulton se është arrestuar dhe në korrik të vitit 2017 për vjedhje, por në rrethana krejt të paqarta ka rifituar lirinë. Dalja e tij nga burgu erdhi për shkak se nuk faktohej me prova përfshirja e tij në një vjedhje të ndodhur më 30 qershor në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit, disa persona mes të cilëve dhe Fyraj, i kanë vjedhur 29-vjeçarit A.B. 4000 euro.

Etiketat e lidhura

Agur Vrenozi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 6 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 14 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 20 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 40 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.