U vra nga polici grek, babai i lezhjanit ngre akuza të forta ndaj ambasadës

Familjarët e Pëllumb Marnikollajt, të riut nga Lezha që dyshohet se u vra një vit më parë nga policia greke akuzojnë shtetin helen se po përpiqet me çdo kusht që të fshehë ngjarjen.

Gjithashtu ata denoncojnë neglizhencën e shtetit shqiptar si dhe akuzojnë ambasadën shqiptare në Athinë se po bashkëpunon për fshehjen e së vërtetës.

Kur kanë kaluar një vit nga vdekja e të riut nga Lezha Pëllumb Marnikollaj nga dhuna policore në Greqi ngjarja vijon të mbetet ende pa autor. Babai i të ndjerit, Nikoll Marnikollaj thotë se hetimet po zvarriten qëllimisht dhe se autoritetet greke po përpiqen me çdo kusht që të fshehin të vërtetën

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Marnikollaj denoncon dhe neglizhencën e autoriteteve shqiptare. Veç neglizhencës, ai akuzon Ambasadën Shqiptare në Athinë se po bashkëpunon për të mbuluar këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pëllumb Marnikollaj gjeti vdekjen brenda një rajoni policie në Greqi me 3 gusht të vitit 2016-të. Pas ekspertizës të kryer në trupin e viktimes rezultoi se vdekja e të riut kishte ardhur nga goditja me sende të forta në kokë. /reporttv

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?