U vra për një vend parkimi. Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima dhe autori ishin fqinj
Në Shqipëri vritesh për një parkim, për një gërvishje makine apo pse me shikove në sy!
Kjo ka ndodhur edhe mbrëmë në Shkodër.
Një makinë e parkuar dyshohet se është shkaku i vrasjes me armë zjarri të 33-vjeçarit V.Fierza, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Hot i Ri në Shkodër.
Konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës K. Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.
Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës V. Fierza dhe autorit të dyshuar, shtetasi me inicialet K.M.
Pas debatit autori, që është edhe fqinj me 33-vjeçarin, ka marrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas të dhënave nga policia e Shkodrës është bërë i mundur identifikimi i autorit te ngjarjes dhe po punohet për arrestimin e tij.
Si të ikën jeta këtu, vetëm për një fjalë e ku në vend të arësyes nxirret arma.