U vu në pranga për lidhjet me Habilajt, GJKKO lë në burg ish-shefin e policisë së Dhërmiut
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i komunikoi mëngjesin e së shtunës masën e sigurisë “arrest në burg” ish-shefit të stacionit policor në Dhërmi, Sokol Bode, i arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Berat.
Bode është dënuar me 12 vite burg, prej të cilave do të kryejë 8 vite nën akuzën e bashkëpunimit me grupin e strukturuar kriminal. Edhe pse ishte pjesë e së njëjtës dosje me ish-ministrin dhe ish-shefin e tij, të cilëve iu vërtetua vetëm shpërdorimi i detyrës, për Boden, i cili u hetua dhe gjykua në mungesë iu faktua akuza e bashkëpunimit me Habilajt.