U zgjodh kreu i ri i SPAK-ut, ja kush është Klodjan Braho

Me 7 vota pro, Klodjan Braho u zgjodh për të qenë kreu i ri i SPAK-ut. Ai do të pasojë në këtë detyrë Altin Dumanin, pasi këtij të fundit i përfundoi mandati. Braho u lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin më 14 nëntor 2007.

Ka pasur këto detyra:

14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

Swiss Digital Desktop Reklama

2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?