U zhvati qindramijë euro fierakëve me mashtrim, arrestohet 30-vjeçarja
Policia Fierit ka vënë në pranga një grua 30-vjeçare, banore e Fierit, e cila u kishte marrë qindra mijë euro nëpërmjet mashtrimit qytetarëve me premtime të ndryshme. Dje ajo ishte dënuar me 8 vite burg për mashtrim në bashkëpunim me pasoja të rënda.
E arrestuara quhet M. K.
Policia e Fierit njoftoi se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ndaluan shtetasen M. K., 30 vjeçe, banuese në Fier.
Ndalimi i 30-vjeçares u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 22.11.2019 e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprat penale, “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi në bashkëpunim me pasoja të rënda”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.