FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Uashington, Behgjet Pacolli nënshkruan marrëveshje qindra milionëshe për rindërtimin e Mosulit

Në kuadër të Samitit të Biznesit të Nivelit të Lartë SHBA–Irak, i mbajtur në Dhomën e Tregtisë të SHBA-së në Uashington, D.C., është nënshkruar një marrëveshje me vlerë prej disa qindra milionë dollarësh për rindërtimin e një pjese të qytetit historik të Mosulit.

Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesi i JV Mabetex Veritas nga Michigani, në prani të Kryeministrit të Irakut, Ali Al-Zaidi, sekretarit amerikan të Energjisë, Chris Wright, si dhe Guvernatorit të Nineveh, Abdul Qader Al-Dakhil.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Projekti parashikon rindërtimin e një pjese të Mosulit, duke përfshirë infrastrukturën e plotë urbane, zonat e banimit, objektet gastronomike dhe zhvillimin e hapësirave mjedisore’, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfaqësuesi i kompanisë Pacolli u shpreh krenar që JV Mabetex Veritas vazhdon të kontribuojë në projekte të mëdha ndërkombëtare, duke ndërtuar kështu edhe partneritete që krijojnë vende pune, ndihmojnë në rindërtimin e komuniteteve dhe nxisin zhvillimin e qëndrueshëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Irakut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

PS 3266 (33.8%)
PD 1802 (18.7%)
PROTESTA 4583 (47.5%)

Vota totale: 9651