Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.8 lekë dhe shitet me 90.5 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
Lajmet e fundit
Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Udhëtimi drejt gijotinës i mbretëreshës së Francës, Maria Antoneta

Aktualitet E mërkurë, 16 Tetor 2024 10:57
Udhëtimi drejt gijotinës i mbretëreshës së Francës, Maria Antoneta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Është 16 tetor i vitit 1793. Në pesë të mëngjesit, ndërsa Maria Antoneta është duke shkruar letrën e saj të fundit, në të dyzetë e tetë seksionet e Parisit bien daullet. Në orën shtatë është armatosur tërë garnizoni, topat e gatshëm për të shtënë kanë zënë urat dhe rrugët kryesore. Roja me pushkë me bajonetë venë e vijnë poshtë e përpjetë nëpër qytet. Kalorsia ka zënë dy anët e rrugës. Një mizëri ushtarësh janë ngritur në këmbë, të gjithë kundrë një gruaje, e cila është e vetme dhe e mbramja gjë që dëshiron është vdekja.


Shpeshherë, nënvizon Cvajg, dhuna ka frikë nga vdekja më tepër nga ç’ka frikë viktima prej dhunës.
Në orën shtatë të mëngjesit shërbëtorja e re dhe përgjegjësit e burgut hynë ngadalë në qeli. Mbi tryezë digjen ende qirinjtë. Në një kënd, si një hije vigjeluese rri oficeri i xhandarëve. Rozalina aty për aty nuk e sheh mbretëreshën, por pastaj vë re e tmerruar se Maria-Antoneta është e futur në shtrat me rrobat e saj të zeza prej së veje. Ajo nuk fle, është e lodhur dhe e rraskapitur nga hemoragjia e vazhdueshme.
Vajza e mirë fshatare është atje zemërdridhur, e trazuar nga një mëshirë e dyfishtë, për atë që do të vdesë dhe për mbretëreshën.
Madamë, i thotë duke iu afruar e mallëngjyer, mbrëmë s’hëngre fare dhe thuajse asgjë tërë ditën e ditës. Ç’dëshiron sot?

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Para 51 minutash
Moti sot: shi në Tiranë, Shkodër e Durrës, Vlorë 24°C

Moti sot: shi në Tiranë, Shkodër e Durrës, Vlorë 24°C

Para 52 minutash
Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro

Divorci më i shtrenjtë në Britani: ish-gruaja e oligarkut rus kërkon 719 milionë euro

Para 8 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë


– Bija ime s’kam më nevojë për azgjë, çdo gjë ka marrë fund për mua, i përgjigjet mbretëresha shërbëtores pa ngritur, por kur kthehet vajza t’i japë asaj me pahir një supë që e përgatitur ajo vetë, e mjera grua pranon.
– E po mirë Rozali, sillmë lëngun. Ha disa lugë, pastaj vajza e ndihmon të ndërrojë rrobat. Maria-Antoneta është e urdhëruar të mos vejë në gijotinë me rrobat prej të veje, të cilat mund të dukeshin provokim në sytë e popullit. Maria-Antoneta në këtë fund nuk i prish punë dhe pranon të veshe rrobë të bardha mëngjesi. Por hemoragjia e vazhdueshme brenda disa orëve i’a mbulon bardhësinë e atyre rrobeve me gjak dhe ajo nuk pranon që në parakalimin e fundit përpara popullit të saj ta bëjë me rrobë të ndotura. Megjithëse në kushte jo të favorshme ajo arrin të ndërrohet, të vishet dhe të bëhet gati për udhëtimin e fundit, edhe pse roja që ka marrë urdhër të mos i’a ndajë sytë, nuk i lejon asaj të jetë vetëm për një çast në intimitetin.
Është ora tetë e mëngjesit, troket dera, nuk është xhelati, është prifti, një nga ata që ka bërë betim republikan. Maria-Antoneta me sjelljet e një fisnikeje, refuzon të rrëfehet tek ai, pasi nuk e njeh si shërbëtor të Perëndisë atë dhe asnjë nuk ka bërë blatim të shenjtë. Kjo mospërfillje është në një farë mënyre muri mbrojtës, brenda të cilit Maria-Antoneta përgatit kryelartësinë e udhëtimit të fundit.
Është ora dhjetë, në qelinë e saj hyn xhelati Sanson, një djalosh me një trup gjigandi, ai vjen për ti prerë flokët dhe t’ia lidh duart pas. Jetën nuk mund ta shpëtoj më, këtë e di mirë, të paktën të shpëtoj nderin, të mos tregoj asnjë dobësi, të ruaj fortësinë e shpirtit, tu tregojë atyre që e shohin në këtë paradë drejt vdekjes se si vdes bija e Mari-Terezë.
Është ora njëmbëdhjetë dhe nën një potërë të mbytur dhe të rëndë hapet porta e Konsierzhërisë, jashtë së cilës pret një karrocë me një kalë të fuqishëm që ecën ngadalë. Të parët dalin oficerët pastaj një kompani e tërë rojesh me gishtin në çarkun e pushkës. Me hapa të qetë dhe të sigurt ecën Maria-Antoneta. Vrasësi Sanson e mbanë mbretëreshën nga bishti i litarit, me të cilin i ka lidhur duart pas shpinë.
Populli që mbush dy anët e rrugës e përcjell me shastisje këtë poshtërim Asnjë thirrje apo tallje. Mbrëtëresha arrin të përshkojë solemnisht këtë panoramë heshtjeje deri tek karroja. Pranë saj ulet prifti Zhirard i veshur civil dhe xhelati që nuk toleron azgjë në kryerjen e detyrës mizore. Ai ka një shprehi fytyre të padepërtueshme si Karonti, thotë Cvajgu, i cili shoqëronte shpirtrat e të vdekurve, edhe ky shpie ashtu i shterrur nga çdo ndjesi çdo ditë ngarkesën e tij deri në bregun e tejmë të jetës. Por këtë herë edhe ky xhelat, edhe ndihmësit e tij gjatë gjithë udhëtimit mbajnë kasketën nën sqetull sikur rrekeshin të shfajësoheshin për detyrën e tyre të neveritshme përpara gruas së pafuqishme, që po e marrin zvarrë deri në vendin ku do t’i pritet koka.
Karroja përshkon ashti hijerëndë dhe ngadalë përmes turmës që gardhon dy anët ë rrugës. Maria-Antoneta vështron drejtë përpara, ajo është mbretëreshë dhe nuk duhet tu japi asnjë vështrimi kureshtarë të turmës asnjë shenjë frike. I duhet të mbledh gjithë energjinë e trupit dhe forcën e shpirtit për të qëndruar në mbretërim kryelartë dhe e dinjitetshme deri në fund.
Sheshi vigan i revolucionit, sheshi i sotëm i Konkordës, nxin nga njerëzit. Afro dhjetëmijë vetë kanë ardhur për të mos humbur këtë moment historik, këtë çast fatal, këtë fund që pret Maria-Antoneta. Orë pafund kanë kaluar nga pritja e tyre dhe mbretëresha nuk do t’i zhgënjejë. Ajo është aty për tu treguar se ka qenë dhe do të mbetet mbretëresha e tyre deri në atë moment kobi kur sëpata e xhelatit do të ndajë kokën nga trupi i saj.
Dhe… karroja ndalon pranë gijotinës, Maria-Antoneta, me një pamje të hijshme dhe të qetë, triumfuese si për një manifestim festiv, ajo ngjitet në vendin e ekzekutimit pa lejuar që dikush ta ndihmojë. E përshkon me një vështrim gjithë atë spektakël, ato njerëz që nuk kanë lejuar të mos mungojnë në ndarjen përgjithnjë me një grua të rrallë, me një grua komplekse por që arriti më në fund të ishte një personalitet, një shenjim në historinë e Francës.
A e dinë vallë gjithë ata njerëz si mbretëresha e tyre ka përfunduar këtu? A e njohin ata të vërtetën, atë që duhet të njohë populli për sovranin? E ç’rëndësi ka se çfarë ata dinë, çfarë ata mendojnë, çfarë ata i ka sjellë këtu, Maria-Antoneta është tashmë në gjunjë dhe xhelati e afron kokën e saj pranë vendit. Me një të tërhequr të tërkuzës, tehu i mprehtë i thikës zbret me shpejtësi duke ndarë kokën nga trupi të Maria-Antoneta. Spektakli ende nuk ka përfunduar. Xhelati zë për flokësh kokën që është rrokullisur mënjanë dhe duke e ngritur lart u’a tregon njerëzve. Mbretëresha e Francës, Maria-Antoneta është tashmë një e vdekur, koka e saj është trove i revolucionit, është zë një drejtësi e diskutueshme, një drejtësi që u përdor për popullin, për njerëzit, për turmat si një emblemë e mizorisë, e vdekjes, në mëshirën e së cilës janë të gjithë, si kjo grua, ky mit.
“Rroftë Republika!” shpërthyen gojët e shpenguara nga gulçimi mbytës. Tashmë është mesditë dhe… nesër, javë dhe muaj me radhë, akoma në atë shesh njerëzit do të mund të përfshihen në të njëjtin argëtim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 51 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 19 nëntor 2026
Para 51 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 19 nëntor 2026

Moti sot: shi në Tiranë, Shkodër e Durrës, Vlorë 24°C
Para 52 minutash

Moti sot: shi në Tiranë, Shkodër e Durrës, Vlorë 24°C

Kuvendi miraton me 80 vota Pro në parim Buxhetin për vitin 2027
Para 5 orësh

Kuvendi miraton me 80 vota Pro në parim Buxhetin për vitin 2027

Më të lexuarat

1 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 8 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

2 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 15 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

3 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
Para 20 orësh

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

4 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 14 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.