Udhëtimi në Amerikë më 9 shtator, Berisha: Do të marr pjesë në konferencën e republikanëve në Teksas

Sali Berisha, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të marrë pjesë më 9 shtator në një konferencë të Partisë Republikane amerikane në Teksas, e fokusuar te zgjedhjet e mesmandatit. Lajmin e bëri të ditur vetë Berisha gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët.

Kreu i PD-së sqaroi se ftesa ka ardhur në kuadër të një delegacioni të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, ku bëjnë pjesë drejtues të rreth 30 partive politike anëtare. Sipas Berishës, Partia Republikane e SHBA-së ka një rol të rëndësishëm brenda këtij organizimi dhe konferenca në Teksas do t’i kushtohet përgatitjeve dhe zhvillimeve politike në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.

Berisha bëri gjithashtu të ditur se ka marrë edhe një ftesë të veçantë nga një institut amerikan, i cili, sipas tij, ka lidhje me aktivitetin që do të zhvillohet në Teksas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se aktualisht është në pritje të dokumentacionit të nevojshëm për udhëtimin, ndërsa për takimet që mund të zhvillojë gjatë qëndrimit në SHBA ende nuk ka një axhendë të përcaktuar. Ai shtoi se synon që në ditët në vijim të përcaktojë takimet dhe angazhimet që do të ketë gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Partia Republikane Amerikane zhvillon në Teksas konferencën për zgjedhjet e mid-term, që i quajnë ata zgjedhjet në mes të mandatit. Unioni Demokrat Ndërkombëtar, në të cilin Partia Republikane ka peshën më kryesore, se është partia më e madhe me të gjitha ato, ka krijuar një delegacion me kryetarët e rreth 30 partive të këtij unioni për të marrë pjesë në konferencën në Teksas. Përveç kësaj ftese në përbërje të delegacionit, unë kam dhe një ftesë tjetër nga një institut amerikan që ka lidhje me këtë konferencë. Kështu që unë pres dokumentet dhe do marr pjesë. Përsa i përket takimeve, nuk kam fiksuar, por shpresoj që të fiksoj gjatë ditëve të ardhshme”,-tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?