Udhëtoni në BE nëse jeni vaksinuar me Sputnik apo Sinovac? Ja çfarë deklaron Manastirliu

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat teksa kane bërë me dije se universitetet në vend do të jenë të hapura për sezonin e provimeve.

Ndër të tjera Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është pyetur lidhur me të gjithë qytetarët të cilët janë vaksinuar me vaksinën kineze dhe ruse nëse mund të lëvizin lirisht në vendet e Bashkimit Europian.

Në fjalën e saj Manastriliu ka theksuar se ende nuk është marrë një vendi i prerë nga EMA për vaksinën Sinovac dhe SputnikV por sëshpejti do të jepet një përgjigje. Megjithatë, BE nuk ka nxjerrë asnjë kufizim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Deri tani nuk ka asnjë vendim të marrë nga vendet e Bashkimit Europian për sa i përket llojeve të vaksinave dhe se si lëvizin qytetërët në bazë të llojeve të vaksinimit që kanë kryer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të themi që janë duke u marrë në konsideratë për tu vlerësuar nga Agjencia Europiane e Barnave si Sinovac (vaksina kineve) dhe Sputnik V (vaksina ruse), dhe besojë që do të ketë një lajm së shpejti për të gjithë qytetarët.

Por deri tani nuk ka asnjë lloj kufizim për të gjithë personat që kanë marrë llojet e ndryshme të vaksinave.”- tha Manastirliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?