Udhëzim i ri për zhurmat gjatë sezonit turistik

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka miratuar një udhëzim të ri të përbashkët për kontrollin e niveleve të zhurmës gjatë sezonit turistik.

Sipas njoftimit të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike apo shoqërore dhe që gjenerojnë zhurmë, përfshirë lokale, bare, restorante, diskoteka, klube nate dhe aktivitete të tjera të ngjashme që përdorin muzikë të amplifikuar ose pajisje elektroakustike, duhet të respektojnë nivelet kufi të përcaktuara.

Udhëzimi përcakton se:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Nga ora 11:00 deri në 20:00, niveli i zhurmës nuk duhet të kalojë 65 dB(A), i matur në intervale prej 15 minutash.
-Nga ora 20:00 deri në 24:00, niveli i zhurmës nuk duhet të kalojë 45 dB(A), i matur në intervale prej 15 minutash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit dhe autoritetet vendore janë ngarkuar me kontrollin dhe zbatimin e këtij udhëzimi, me qëllim parandalimin e tejkalimit të niveleve të lejuara të zhurmës.

Sipas njoftimit, masa synon garantimin e një sezoni turistik më të qetë, duke krijuar një balancë mes zhvillimit të aktiviteteve turistike dhe të drejtës së pushuesve për të shijuar ambientet publike pa shqetësime nga ndotja akustike.

Udhëzimi është hartuar në përputhje me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për nivelet e lejuara të zhurmës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?