Udhëzimet mbi kriteret dhe procedurat për regjistrimin në master shkencor dhe profesional

 

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar udhëzimet mbi kriteret dhe procedurat e regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve, master shkencor dhe master profesional. Këto udhëzime janë përcaktuar qartësisht në tre kategori kryesore, ku studentët do të ndjekin udhëzimet respektive të secilës prej kategorive për regjistrimin.
Studentët shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja duhet të plotësojnë kriteret e parashikuara në udhëzimin numër 47, ku shpjegohet imtësisht secili prej kritereve. Në linkun e mëposhtëm mund të lexoni të plotë udhëzimin e ministrisë.

http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/arsimilarte/urdheraudhezime/Udhezim_47_troje.pdf

Për transferimin e studimeve dhe për për program të dytë studimi, studentët duhet të plotësojnë kriteret dhe procedurat e regjistrimit të shprehura qartë në udhëzimin numër 48. Në linkun e mëposhtëm mund të lexoni të plotë udhëzimin e ministrisë.

http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/arsimilarte/urdheraudhezime/Udhezime_48_trans+prog_II.pdf

Përsa i përket kategorive të veçanta që kanë statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist, të verbërit, jetimët, romët, invalidët për tu regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë duhet të ndjekin udhëzimet e përcaktuar nga MAS në udhëzimin numër 49. Në linkun e mëposhtëm mund të lexoni të plotë këtë udhëzim.

http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/arsimilarte/urdheraudhezime/Udhezime_49_kuota_vecanta_2015.pdf

 

 

 

SHKARKO APP