Udhëzimi, rastet kur shteti “u merr” fëmijët familjeve për dhunë

“Familjet kanë përgjegjësinë ligjore të kujdesen për fëmijët e tyre dhe t’i mbajnë ata të sigurt. Mund të ketë mekanizma joformalë pranë familjeve dhe komuniteteve për të mbrojtur dhe mbajtur të sigurt fëmijët. Në rastet kur familja nuk e përmbush dot këtë rol, atëherë ndërhyn shteti”. Ky është përcaktimi i udhëzimit nr.10 i katër ministrive, Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Në udhëzimin e përbashkët të ministrive ngrihet Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve(NJMF) e cila do të bëjë identifikimin e rasteve për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe do të përcaktojë nëse fëmija do ti hiqet familjes ose jo. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?