UEFA, test anti doping për kombëtaren shqiptare pas Rumanisë
Duket se fitorja e Shqipërisë përballë Rumanisë me paraqitjen mjaft të mirë ka krijuar dyshime edhe te UEFA, që menjëherë pas ndeshjes ka marrë për testet anti doping kapitenin kuqezi, Ansi Agolli.
“Më thirrën për testet anti doping, por isha në rregull. Jemishumë të lumtur për këtë fitore të madhe. Çdo koment është i tepërt”, deklaroi Agolli për super sport pas ndeshjes përballë Rumanisë dhe testeve që zhvilloi.
Lojtarët shqiptarë zhvilluan një super ndeshje, ndërsa tashmë janë vendosur në lupën e ekipeve më të mira në Europë, pasi vlera është rritur me disa herë pas Kampionatit Europian.
KOHA JONË SONDAZH

