Uesli Klark Morina, me bekimin e Papës drejt suksesit në aktrim (FOTO)

 

Nga Albina Gjergji

Uesli Klark Morina është vetëm 7 vjeç dhe aftësia e tij për të qenë protagonist duket se ka lindur bashkë me të. Energjik, me një plastikë të jashtëzakonshme interpretuese, pa ndroje e gjatë gjithë kohës në lëvizje, ai është gjithmonë… gati për aksion. I tillë ka qenë edhe filmi “Drejt Fundit”, në të cilin protagonizmi i Klarkut, pikas sapo vëren pjesëmarrjen e tij në aktrim. Me një shqiptim shumë të veçantë, Klark, ky fëmijë i talentuar, mbart në vetvete një emër të madh, vënë për nder të gjeneralit të famshëm amerikan, me të cilin simbolizohet çlirimi i Kosovës në konfliktin e përgjakshëm me Serbinë në vitin 1999. Në të njëjtën kohë, po ky simbol u bë edhe kumbari i tij gjatë një ceremonie madhështore me shqiptarë, organizuar në Manhatan prej regjisorit të mirënjohur të Hollywood-it, Sten Dragoti.

Klarku i vogël premton një të ardhme madhe. E jo vetëm në aktrim. Themi jo vetëm në aktrim, pasi ambiciet e tij shkojnë përtej, edhe në fusha të tjera të artit e kulturës, siç është fjala bie, ajo e kërcimit, gjini të cilën Klark duket se e ka fort për zemër dhe që ia ushqen vetes çdo ditë e më shumë.

Një shprehje e njohur thotë, që suksesi vjen tek ata që janë shumë të zënë duke e kërkuar atë. E rasti i Klarkut, që edhe pse është aktori më i vogël në moshë në këtë film e vërteton më së miri këtë filozofi.

I shumë duartrokitur për rolin e tij në filmin “Drejt fundit”, Uesli Klark Morina tashmë ka nisur karrierën artistike dhe me plot gojë mund të thuhet që është një yll në shkëlqim.  

“Drejt fundit”, ky produksion i ri aksion në kinematografinë shqiptare, i cili u shfaq premierë në kryeqytet me regji të Drilon Hoxhës vjen me një mesazh të fortë për publikun shqiptar. Në të përfshihen skena dhune, përplasje me armë dhe intriga, por që sipas regjisorit këto skena, as më pak e as më shumë, vijnë si pasqyrë e aktualitetit shqiptar të viteve të fundit.

Në këtë film Klarku i bukur interpreton rolin e djalit të personazhit kryesor. Një fëmijë me temperament impulsiv. Një rol, në cilin ai rritet pa mamanë, por me gjyshen, duke qenë se babai i tij është i arrestuar. Kur babai i tij shpallet i pafajshëm ai tashmë është bërë 6 vjeç, por pikërisht në momentin, kur mendon se çdo gjë i është kthyer normalitetit ai shikon ekzekutimin e të atit përpara syve të tij. Një skenë mjaft e fortë emocionalisht kjo për një fëmijë, por që karakteri i Klarkut nuk hasi aspak problem në interpretrim.

Filmi i xhiruar në shumicën e skenave në kryeqytet, është një projekt i mbështetur nga kompania e suksesshme në fushën e sigurimeve, “Eurosig” dhe që u finalizua pas dy vitesh xhirime. Që prej datës 22 tetor shfaqet në të gjitha kinematë në Shqipëri.

 

Bekimi i Klark Morinës nga Papa Françesku

 Në vizitën e tij në tokën e shqipeve, Ati i Shenjtë bekoi të gjithë shqiptarët e ndërsa në mesditën e datës 21 shtator, 2014 u shtrua edhe një drekë për nder të Tij. Pikërisht në këtë drekë, organizuar nga një mysliman me zemër të madhe për një simbol të nderuar të katolicizmit, Klarku i vogël – i biri i një prej biznesmenëve më me ndikim në vend, Kadri Morina – do të bekohej prej Atit të Shenjtë, Papa Françesku. Një episod ky, që do ta shoqërojë për gjithë jetën nxënësin e shkëlqyer të klasës së II-të të shkollës, “Turgut Ozal”.    

SHKARKO APP