Ujesjellësi i Tiranës apel qytetarëve: Nxitoni për vetëdeklarimin e taksës së banesës. Afati deri me 15 shtator 2019

Ujësjellësi i Tiranës u bën apel qytetarëve që të mos humbasin më kohë, por të bëjnë llogaritjen  e taksës së ndërtesës për ndërtesat e tyre.

Përllogaritja mund të bëhet në çdo pikë të UKT-së, ku ofrohet mbështetja nga specialistët e ujësjellësit, duke plotësuar saktë vetëdeklarimin. Në kategorinë e taksapaguesve familjarë përfshihen pronarët ose poseduesit e objekteve që shfrytëzohen për banim/strehim, si më poshtë:

-Ndërtesa e cila u shërben njerëzve për nevoja themelore banimi, duke përfshirë shtëpitë, apartamentet, banesat dhe ndërtesat e ngjashme;

-Garazhet e mbyllura;

-Bodrumet;

-Çdo ndërtesë tjetër e ngjashme, mbi apo nën tokë, që nuk përdoret apo shfrytëzohet për qëllime të tjera veç atij të banimit.

UKT u kërkon qytetarëve që të nxitojnë të plotësoni formularin e vetëdeklarimit për llogaritjen e taksës së ndërtesës suaj pranë çdo pike UKT.

Afati për kryerjen e vetëdeklarimit është 15 shtatori 2019. “Vetëm në këtë mënyrë do të taksoheni drejtë për sipërfaqen dhe vlerën e saj” njofton UKT.

SHKARKO APP