FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ujësjellësi pezullon kontratën dhe faturën për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Tiranë

Shoqëria e Ujësjellës – Kanalizimeve në Tiranë ka marrë një vendim të rëndësishëm për familjet, banesat e të cilëve u dëmtuan si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Për rreth 2200 familje është marrë vendimi për pezullimin e kontratës si dhe u është falur fatura e ujit së bashku me taksat për muajin nëntor.

Ky vendimi sipas UKT erdhi pas bashkëpunimit me njësitë administrative ku në përfundim të vlerësimeve të grupeve të ekspertëve u konstatuan se banesat e këtyre familjeve janë të pabanueshme.
Ky vendim do të përfshijë edhe familje të tjera nëse banesa e tyre shpallen të pabanueshme pas verifikimeve përkatëse nga grupet e inxhinierëve të ndërtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?