“Uji helm për banorët e Shupenzës”, ish-deputetja e PD: Drejtësia të hetojë!

Ish-deputetja e PD në qarkun Dibër, Dhurata Çupi Tyli ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas helmimit të 30 familjarëve në Shupenzë të Bulqizës.

Ndërsa shprehet se shkak për helmimin e tyre është bërë uji i pijshëm, ish-deputetja i kërkon organeve të drejtësisë të mos heshtin, por të hetojnë rastin, pasi nuk është hera e parë që ndodh në atë zonë.

STATUSI I PLOTE
Po i helmojnë prej 7 vitesh me varfëri duke i çuar në skamje.
Po i helmojnë duke u vjedhur xhepat përmes taksave që paguajnë rregullisht për 7 vjet me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

U bë e disata herë që po i helmojnë me ujin që pijnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë banorët e Shupenzës kete herë dhe Bulqizes disa muaj me parë, të cilët vazhdimisht rezulton të helmohen nga uji i pijshëm në rubinetat e tyre, dhe ndonëse ky fakt është denoncuar dhjetra herë, ende askush nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. Ndërsa banorëve u rrezikohet jeta nga helmi, auroritetet heqin përgjegjësitë nga vetja për këtë ngjarje.

 

 

Korrupsioni institucional në vepra publike është trendi i rilindjes, por ky korrupsion po u rrezikon jetën këtyre banorëve.

Asnjë hetim nuk është kryer nga organet kompetente të hetimit.

Askush nuk ndihet para një akti të tillë kriminal.

Institucionet të marrin përsipër përgjegjësitë që u takojnë në mënyrë që uji të jetë ujë dhe jo helm për banorët e Shupenzës zonë ku burimet natyrore janë aq të shumta sa nuk mund të lejohet për asnjë arsye korruptive një akt i tillë kriminal.

Organet e drejtësisë të hetojnë një orë e më parë për këtë ngjarje të përsëritur e të nxjerrin para drejtësisë përgjegjësit që po ju kushton shëndetin banorëve të Bulqizës.

Është koha për të vepruar dhe jo për të heshtur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?