Ukrainasi u la në burg, konsullja: Duhet ta mbroj, të shoh në ç’kushte e mbajnë

E pranishme këtë të mërkurë në Gjykatën e Elbasanit, ishte edhe konsullja e Ukrainës, Svjetllana Bogndanova, për t’i dalë në mbrojtje të 25-vjeçarit ukrainas, Fjodor Mihajlo i cili doli para gjykatës bashkë me dy shtetasit rusë, Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin, që tentuan të hynin në Uzinën e Armëve në Gramsh.

Në një deklaratë për mediat, ajo thotë se nuk është lejuar. Konsullja shton se ndodhet aty për të mbrojtur qytetarin e Ukrainës, për të parë se në çfarë kushtet është mbajtur në qeli dhe nëse po mbrohet nga ndonjë avokat.

”Kam ardhur këtu por nuk jam lejuar të futem brenda. Është në detyrën time të mbroij shtetasit e Ukrainës. Ata kanë të drejtë të mbrohen. Kjo është detyra ime, s’e kuptoj pse po ma bëni këtë pyetje. Ai duhet të jetë i mbajtur në kushte të mira, pavarësisht çdo lloj akuze që rëndon mbi të. Duket të mbrohet nga një avokat”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?