UKT: Kufizime të furnizimit me ujë në Tiranë
Aktualitet E Mërkurë, 28 Prill 2021 16:46
Ditën e sotme, në disa zona të Tiranës do të ketë kufizim të furnizimit me ujë.
Ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) ka njoftuar se për shkak të punimeve të OSHEE-së, stacioni i pompimit të Qafë-Mollës ka mbetur përkohësisht pa energji elektrike.
Për këtë arsye do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e Saukut, Tiranës së Re, Qesarakës, Ali Demit dhe Shkozës.
KOHA JONË SONDAZH

