Uldedaj: Pasioni i Tonin Aliajt e ka kthyer zonën rreth “Liqenit të Purrezit” një perlë turizmi

Nga Gjok Uldedaj-
Sot kisha kënaqësin të isha me mikun tim dhe të familjes zotin Tonin Alia. Kompania Ardeno ka shumë vite, që i ka kaluar kufijët kombëtar dhe rajonal, duke u bërë lidër në fushën e prodhimit dhe të tregtimit mobilieve.
E veçanta e kësaj dite ishte vizita në fermën e Tij, me pemtari, vreshtari, bujqësi dhe blegtori të zhvilluar dhe që e dekuronin këtë zonë, që natyra ja ka dhënë të gjitha, por u desht dora, mendja, pasioni dhe investimet e Toninit që kjo zonë të zbukurohet dhe në një të ardhme të afërt të këthehet në një destinacion Agroturizmi, që reflekton kulturë pune dhe mikëpritje. Kjo fermë është e vendosur rreth “Liqenit të Purrezit”, ish komuna Kashar, një oaz shumë dimensional i krijuar me shumë pasion dhe dashuri. Jemi të nderuar që ju kemi mik të veçant dhe me vlera të spikatura.

SHKARKO APP