Ulet me 9.2% konsumi i energjisë në Shqipëri në 3 muajt e fundit
Qytetarët janë treguar më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave të INSTAT në tre muajt e fundit të vitit të 2022 familjet shqiptare kanë konsumuar më pak energji elektrike.
Ndikim duket se kanë dhënë disa faktorë midis të cilëve thirrjet për kursim nga institucionet si dhe njoftimi për aplikimin e një fashë në bazë të cilës do të paguhej më tepër. Aplikimi i fashës u paralajmërua në tetor-dhjetor ku çdo kilovat/orë do të paguhej me 42 lekë por edhe pse nuk u zbatua shërbeu si një mekanizëm nxitjeje në uljen e konsumit.
Temperaturat e larta gjatë muajve të fundit të 2022 kanë bërë gjithashtu që energjia të mos përdoret për ngrohje. Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022 përdorimi nga konsumatorët familjarë u ul me 9,2 %.
Ndërkohë përgjatë gjithë vitit 2022 konsumi i energjisë elektrike nga qytetarët ka qenë 0.5% më e ulët ose rreth 15 gigavatorë në pak. Edhe bizneset kanë konsumuar më pak energji elektrike . Në periudhën tetor-nëntor –dhjetor sipas INSTAT përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u ul me 21 % .