Ulet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër, dalin mbi ujë pasojat e shkatërrimit

Sipërfaqja e përmbytur në bashkinë e Shkodrës deri në orën 9.00 të datës 3 prill 2018  është mbi 1645 ha. Ende qindra shtëpi janë të rrethuara nga uji. Edhe pse terreni i përmbytur po vjen duke u zvogëluar, pasojat shkatërrimtare po zbulohen më shumë dita ditës.

Bashkia ka bërë të mundur rivënien në punë të pompave të ujësjellësit në Dajç, në stacionin e ujësjellësit Oblika 2, në stacionin e ujësjellësit në Trush e Bërdicë dhe po punon tek Oblika 1, megjithëse akoma ka prani uji.

Bashkia ka bërë të mundur dezinfektimin e 2 shkollave në Dajç pas largimit të ujit, në shkollën e Dajçit dhe atë të Samrishtit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupet e punës të përbashkëta të specialistëve të Bashkisë Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë vazhdojnë proçesin e dezifektimit të vendqëndrimeve të gjësë së gjallë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, kërkohet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?