Suli në ‘Flasim’: Kamza, motor zhvillimi dhe shpresa për institucionin

Në episodin e nëntë të podkastit “Flasim” me titull “Mirëserdhët në Kamëz”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, të cilin e përshkroi si një mik, bashkudhëtar dhe bashkëluftëtar në sfidat e zhvillimit lokal. Rama theksoi se Suli ka arritur të prodhojë rezultate në një territor që më parë dukej i pashpresë dhe të ketë fituar simpatinë dhe votën e qytetarëve.

Suli u shpreh se drejtimi i bashkisë e ka konsideruar si një mision personal dhe moral, duke u fokusuar në përmirësimin e jetës së komunitetit të vendosur në Kamzë që nga viti 1991. Ai prezantoi edhe platformën e re të komunikimit me qytetarët përmes podkastit “Zëri i Kamzës”, duke nënvizuar rëndësinë e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje.

Gjatë bisedës u përmendën arritjet kryesore të administratës lokale gjatë shtatë viteve të drejtimit të Suli: investime në çerdhe, kopshte dhe shkolla për rreth 27 mijë fëmijë; mbështetje për familjet në nevojë dhe pensionistët; rritja e të ardhurave nga ujësjellësi; përfundimi i infrastrukturës rrugore dhe zhvillimi i qendrës së qytetit, përfshirë parkimin nëntokësor dhe stadiumin e ri. Ai theksoi gjithashtu se shumë shërbime publike, si pastrimi i qytetit, janë marrë nën menaxhim të drejtpërdrejtë të bashkisë, duke ulur kostot dhe rritur cilësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suli shtoi se zhvillimi ekonomik i Kamzës ka krijuar mundësi punësimi edhe për bashki përreth, duke e kthyer Kamzën në një motor ekonomik rajonal. Kryeministri Rama e vlerësoi Suli si një shembull të shkëlqyer për punën, përkushtimin, ambicien dhe vendosmërinë në arritjen e objektivave për qytetarët dhe bashkinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?