Uljan Shpataraku në GJKKO për masën e sigurisë, u kap në makinë me Agasin

Ish-zyrtari i lartë i Policisë, Uljan Shpataraku, do të përballet këtë të shtunë me Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës së sigurimit. Seanca pritet të zhvillohet në orën 11:00.

Shpataraku është arrestuar nga autoritetet, pasi dyshohet se drejtonte automjetin me të cilin udhëtonte Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga drejtësia.

Ish-zyrtari i policisë akuzohet për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit. Përballë gjykatës, prokuroria pritet të paraqesë kërkesën për masën e sigurimit ndaj tij, ndërsa Shpataraku do të njihet me akuzat dhe do të japë qëndrimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?