Ulje e vështirë e Turkish Airlines, sot në Aeroportin “Nënë Tereza”

Ka qenë një ulje e vështirë ajo e avionit të Turkish Airlines, sot në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Avioni ka pasur probleme në ulje dhe këtë e vërtetojnë edhe disa foto të siguruara nga Opinion.al të gomave të avionit, të cilat gjatë fërkimit me pistën kanë pësuar çarje. Gjë që mund të jetë shkaktuar nga frenimi i fortë i avionit. Për fat të mirë nuk janë raportuar dëme në njerëz apo dëme materiale. Ndërkohë që është anulluar fluturimi i radhës deri në ndërrimin e gomave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?