Ulje temperaturash në fundjavë
Të gjithë ata që nuk kanë shkuar me pushime, parashikimi i motit është pozitiv për ta. Duke filluar nga dita e nesërme, temperaturat pritet të bien deri në 3 gradë.
Sipas parashikimit të Meteoalb, ulja e temperaturave do të vazhdojë edhe gjatë së premtes dhe fundjavës. E premtja do të sjellë edhe reshje shiu në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.
Parashikimi i motit nga Meteoalb:
Duke filluar qe nga dita e neserme priten renie e temperaturave me 2 – 3 grade, si pasoje e qarkullimit te masave ajrore nga veri-veriperendimi i kontinentit. Parashikohet qe renia e temperaturave te vijoje diten e premte si edhe ne fundjave.
Persa i perket motit sot dhe neser do te jete i kthjellet, por dita e premte do te sjelle vranesira dhe shira ne veri dhe qender, parashikohet qe edhe fundjava te jete me mot te paqendrueshem duke bere qe vraneisrat dhe shirat te jene prezent ne te gjithe vendin, me te dukshme diten e shtune.
Temperaturat minimale, do të luhaten: Në vendet malore nga 12 deri 15, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 17 deri në 21 gradë.
Temperaturat maksimale, do të luhaten: Në vëndet malore nga 20 deri 24 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 26 deri 29 – 30 gradë.
ERA, do te fryje e lehte dhe mesatare sot dhe neser NDERSA ne fundjave pritet forcim i eres deri ne 45 km/orë, nga drejtimi veriperendimor. Dallgezimi ne brigjet detare do te jete 4 – 5 balle.
KOHA JONË SONDAZH

