Ulza, destinacioni më i ri turistik, ushqim i shijshëm dhe bio në çdo kohë

Investimet e bëra sëfundmi dhe promovimi që i është bërë nga qeveria shqiptare kanë bërë që qyteza e Ulzës të kthehet në një destinacin të ri për pushuesit nga vende të ndryshme të shqipërisë deh jo vetëm. Janë të shumë turistet të cilët gjatë fundjavës vizitojnë bukuritë e kësaj zonë e cila ka një gërshetim të pyllit me liqenin, e që ofron edhe ushqim shumë të shijshëm.

Kjo është qyteza e Ulzës e ndodhur në perëndim të Matit. Mund të quhet mrekulli e natyrës ndodhet vetëm 70 kilometra apo 1 orë e 10 minuta larg kryeqytetit, falë investimeve të shtetit shqiptar të cilat e kanë kthyer Ulzën në destinacion të vizitueshëm.

Fundjava është e tejmbushur në Ulëz me vizitor të huaj dhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ulza është i vetmi Eko-Park në Shqipëri i cili do të zhvillohet sipas një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë Mat dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është (Omer Xhoshkun), një shtetas turk i cili e viziton Ulzën për herë të parë ndërsa ka mbetur i mrekulluar nga gjithçka në të: Pershendetje sot kemi ardhur për të vizituar Ulzën, është një vend shumë i bukur, njerëzit janë shumë të mirë, ushqimi është shumë i freskët dhe jemi shumë të gëzuar që e vizituam Ulzën.

Edisnajda është nga Rubiku dhe thotë se ajo e viziton shpesh qytezën e Ulzës për bukuritë e saj dhe ushqimin e shijshëm. Tereze Kokona dhe Esat Ruka janë dy vizitor të ardhur nga Tirana enkas për të shijuar bukuritë e Ulzës, ushqimin tradicional dhe relaksin që ofron ky ambjent pushimi: Vendi i bukur. Ka goxha ndryshim. Peizazhi është një mrekulli. Kaltërsia e liqenit është qetësuese.

Teksa pushon në këtë zonë turistike mund të shijosh edhe bukuritë mbi liqen nën praninë e pulëbardhave. Një xhiro me skaf komod, do t’i shtonte vizitës tuaj një relaksim akoma edhe më të madh.

Nga qyteza e Ulzës nuk mund të largohesh pa shijuar ushqimet tradicionale të servirura me cilësi dhe peshkun Krap të liqenit. Me të gjitha këto, bukurinë, ushqimin dhe relaksin që merr, është e sigurtë që rikthimi mund të kthehet në ves.

Report Tv - Ulza, destinacioni më i ri turistik, ushqim i shijshëm dhe bio në çdo kohë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?