”Unaza e Madhe”, deputeti i PD: Qeveria po kalon vijën e kuqe

Edhe këtë mbrëmje, deputetët e PD-së vazhdojnë të mbështesin protestën e banorëve të Unazës së Re që do t’iu prishen banesat për shkak të projektit të ”Unazës së Madhe”.

Deputeti i PD, Klevis Balliu në një lidhje live me emisionin “Të paekspozuarit” në ”News24” tha se qeveria ka kaluar vijën e kuqe dhe po iu futet qytetarëve në shtëpi por nëse vazhdohet me arrogancë, sipas tij protestat do përshkallëzohen.

“Qytetarët e kanë thënë dhe herë të tjera nëse qeveria vazhdon me arrogancën e vet protesta do përshkallëzohet. Gjithçka e ka një limit, qeveria po kalon vijën e kuqe po iu futet qytetarëve në shtëpi, çfarë iu mbetet tjetër. Ju kanë marrë paratë, drejtësinë, gjykatat, gjithçka, çfarë ju mbetet. Nëse qeveria nuk i hap veshët do përshkallëzohet në protesta të ndryshme”, tha Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se nëse qeveria do dërgojë fadromat a do jenë me banorët deputetët e PD, ai konfirmoi dhe tha se është sovrani ai që vendos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?