Unaza e Madhe e Tiranës, ARRSH: Ja kur nis prishja e objekteve
Autoriteti Rrugor Shqiptar, gjatë një deklaratë për shtyp ka sqaruar projektin për Unazën e Madhe të Tiranës. Në fjalën e tij, kreu i ARRSH-së, Afrim Qëndro u shpreh se në fazën e evidentimit rreth 317 objekte do të prishen, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie dhe pastaj për të tjerat nuk kanë asnjë lloj informacioni.
”Ne jemi në fazën e parë të evidentimit të objekteve. Sapo të kemi statusin e duhur nga hipoteka do të fillojmë me prishjen e objekteve. Por do të presim institucionet. Projekti është me rëndësi 100-vjeçare dhe do të shoqërohet me të gjithë elementët urbanë. Kemi dalë në terren dhe kemi bërë vlerësimin paraprak”.
Prishja e ndërtesave të banimit ka shkaktuar jo pak reagime nga banorët e zonës. Për dy ditë rrjesht ata kanë dalë në protesta duke bllokuar rrugën tek Unaza e Re në të dyja anët e saj.
”Po na prishin shtëpitë pa na njoftuar. Kemi dale në rrugë të madhe. Protestat do të vazhdojnë derisa të na jepni zgjidhje. Apel Ramës që të rishikojë edhe njëherë projektin. Doli i pabesë, tha që do na bënte legalizime falas”,-thonë banorët.
KOHA JONË SONDAZH

