“Unë dhe Edi nuk e prekim me dorë”, rrjeti zien për kryebashkiakun Alla: Kujdes, valixhja e Lefterit!

Pasi iu publikuan disa foto ku shihet duke konsumuar lëndë n arkotike, në rrjet ka plasur gallata me kryetarin e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme publikuar nga Genc Sejko, Alla ‘’përbetohet” se ai nuk e ka prekur kurrë k okainën me dorë, njësoj si dhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Nga ana tjetër vetë Alla në një reagim që pati sot pas publikimit të fotove, u shpreh se ai nuk është konsumues dhe se videoja që pritet të publikohet më vonë e plotë është e montuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk jam unë personi në foto apo video, gjithçka është e montuar”, është shprehur Alla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me videon e Allës reagoi sot dhe Partia Demokratike, përmes ish-deputetit Ervin Salianji.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar k okainë.

Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike,” tha Salianji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?