Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, nderohen më të mirët e vitit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka vlerësuar punën dhe raportimet më të mira nga gazetarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Nga të gjitha punimet e analizuara, Unioni vlerësoi 10 më të mirët me tituj dhe çmime të ndryshme. Dy nga çmimet u akorduan në mungesë dhe pas vdekjes.

Me çmimin e karrierës u vlerësua gazetari dhe analisti Artur Zheji, titull që u tërhoq nga bashkëshortja e tij. Ndërsa gazetari sportiv Saimir Demi u vlerësua pas vdekjes nga Unioni i Gazetarëve me çmimin “Ismet Bellova”.

Vëllai i tij, gazetari Enkel Demi vlerësoi titullin dhe mirënjohjen e kolegëve. Po ashtu, u shpërndanë çmime për raportimin më të mirë, gazetari i vitit si dhe çmime speciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?