FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Unioni i Sindikatave protestë para Ministrisë së Financave, paraqesin pesë kërkesa

Unioni i Sindikatave zhvilloi këtë të martë një protestë para Ministrisë së Financave, në kuadër të protestave që prej ditësh po mbahen para Kryeministrisë.

Gjatë tubimit, përfaqësuesit e sindikatave dhe protestuesit ngritën shqetësimet e tyre lidhur me kushtet e punës, pagat dhe largimin e profesionistëve nga vendi, duke kërkuar ndërhyrje konkrete nga institucionet shtetërore.

Sipas medieve, në fjalimet e mbajtura gjatë protestës, sindikatat paraqitën pesë kërkesat kryesore që, sipas tyre, duhet të adresohen me prioritet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht sindikatat kërkojnë: më shumë investime në shërbimet publike, paga të drejta dhe kushte dinjitoze pune, mbrojtjen e vendeve të punës dhe të drejtave sindikale, masa për ndalimin e largimit të profesionistëve nga vendi, si dhe një tranzicion digjital të drejtë që respekton të drejtat e punonjësve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?