Universitetet në kolaps, Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka 6 degë pa studentë

Situata me maturantët, dhe sorrollatjet e tyre me sistemin e ri arsimor, nuk është maja e asbergut. Kjo pasi, Universitetet kanë zbluar se në shumë programe, nuk ka kandidatë.

Lajmi i parë vjen nga Fakulteti më i madh i Universitetit të Tiranës, te Shkencat e Natyrës, ku nga 10 degë studimi, regjistrimi për shpalljen e fituesve ka shkuar në vetëm në 4 programe, pasi në 6 programe të tjera nuk ka më kandidatë.

Dekani i Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku, ka rrëfyer për gazetën Shqiptare, se shtyrja e afatit të rregjistrime në fakulteve, ka hapur rrugën atyre që ende nuk janë rregjistuar në një degë, pasi kuota të lira ka shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me shtyrjen e afatit të regjistrimeve në fakultetin tonë vijon plotësimi i kuotave të parealizuara vetëm në 4 programe studimi nga 10 programe që kemi në total. Pasi në 6 programe të tjera, edhe pse kemi shumë kuota të lira, nuk ka më kandidatë, janë ezauruar listat e aplikuesve, pasi regjistrimi u zhvillua në 6-7 faza”, sqaron dekani Drushku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Programet e studimit ku nuk ka më kandidatë, janë degët e Kimisë, Matematika dhe Fizika, në total këto programe studimi kanë 126 kuota të lira.

Ky fenomen është hasur edhe në një nga degët më të kërkuara, pikërisht në degën Farmaci, ku do të mbesin 14 kuota të lira, pasi nuk ka më kandidatë që të mund të regjistrohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?