Universitetet, Rama: Opozita manipuloi maturantët
Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur aplikimet në fazën e dytë për pranimet në Universitete për të promovuar një lloj komunimi të përjavshëm online.
Kreu i qeverisë iu referua mbylljes së raundit të parë për të thënë se reforma në ligjin e arsimit të lartë solli një epokë të re, atë të meritës.
Sipas Ramës, maturantët janë tashmë 19 500 kuota të lira për raundin e dytë të aplikimeve.
Pjesë nga deklarata e Kryeministrit:
“Është mbyllur raundi i parë i aplikimeve dhe regjistrimeve në Universitete, një sukses mu ashtu siç e kemi paraparë në reformën në arsim, siç e kemi përgatitur me plan zbatimin e reformës për këtë fillim vit akademik dhe siç e kemi shpjeguar gjatë kësaj periudhe ku ca për shkak të risisë së madhe që solli ky ndryshim dhe ca më shumë fatkeqësish për shkak të politikës që u përfshi për të nxjerrë një përfitim nga turbullira e shkaktuar prej shkundjes me themel të sistemit të vjetër, u krijua një ndjesi frike dhe konfuzioni tek shumë maturantë dhe prindër.
Mbyllja e raundit të parë tregon qartë si drita e diellit se pas plot çerek shekulli batërdi në dëm të meritës, transparencës dhe natyrisht të ardhmes së të rinjve dhe të vetë vendit, reforma jonë çel një epokë të re.Pikërisht për meritën, transparencën dhe gjeneratën tjetër.U dha më të mirëve të drejtën e mohuar prej 25 vjetësh që të jenë ata që të zgjedhin të parët dhe të tjerëve u thamë hapur që duhet të prisni që ata që e meritojnë të parë, të bëjnë zgjedhjen e tyre.Por i garantuam se asnjëri që e meriton nuk do të mbetet pa hyrë në Universitet.
Sot më të mirët e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe ashtu siç i garantuam të gjithë të tjerët, jo vetëm nuk i zunë të gjitha vendet por kanë zënë vetëm ¼ e tyre. Konkretisht pas raundit të parë janë regjistruar 7152 maturantë, ndër të cilët 5540 në universitetet publike ku mbeten të lira 19 500 kuota të tjera në dispozicion të të gjithë atyre që do të hyjnë në raundin e dytë. Pra e gjithë frika ishte e paarsyeshme, e gjithë zhurma ishte e nxitur politikisht dhe i gjithë konfuzioni ishte thjesht një moment kalimtar. Mund të kishte qenë shumë më i lehtë për maturantët dhe prindërit e tyre nëse opozita nuk do të kishte synuar manipulimin e tyre për qëllimet e saj dhe nëse pjesa më e madhe e mediave, sidomos online nuk do të ishin bërë me ose pa dashje pjesë e këtij manipulimi të ulët.
7152 maturantë që sot janë zyrtarisht studentë të vitit të parë me degën që kanë zgjedhur me të drejtë dhe meritë të plotë ajën dëshmi e gjallë e një ndarje historike me të shkuarën e errët të Universitetit. Nuk i ndaj në të nënës dhe të njerkës ata 5540 që janë tanimë student të Universitetit publik nga ata që janë studentë të Universiteteve private, sepse ata janë njësoj, fëmijë të Shqipërisë dhe jam krenar që me reformën tonë kemi garantuar nga njëra anë konkurencë, transparencë, meritë në hyrjen e Universitetit publik, nga ana tjetër përgjegjshmëri publike dhe morale në hyrjen në Universitetet private”.
KOHA JONË SONDAZH

