FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Universitetet të dorëzojnë planet e masave deri më 15 maj

Deri më 15 maj universitetet duhet të dorëzojnë planet e detajuara për kthimin e studentëve në godina. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një komunikim për mediat. ”Duhen dorëzuar planet e detajuara për organizimin e provimeve dhe rregulloren e higjienizimit. Këtu përfshihet numri i saktë i studentëve, fashat e frekuentimit dhe metrat katrorë për sigurimin e distancimit social”. Shahini shtoi gjithashtu se pavarësisht vështirësive të lindura nga kriza shëndetësore e Covid-19, Pakti për Universitetin nuk do të preket. ”Kemi vendosur të mos ndryshojmë asgjë nga përfitimet tuaja nga pakti për Universitetin. Po bëjmë sakrificë të madhe për të ruajtur këto benefite që i keni fituar me sakrificën tuaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?