Universiteti “Aleksandër Moisiu” vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës, mes 144 institucioneve më të mira në botë
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës për vitin 2024 nga Shoqëria Evropiane për Cilësinë e Kërkimit, një organizatë prestigjioze me seli në Zvicër.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Vjenë, ku UAMD u rendit ndër 144 institucione nga mbarë bota, duke u bërë institucioni i parë shqiptar që fiton këtë çmim.
Ky çmim iu dha universitetit për “praktikat e tij të avancuara, ekselencën në mësimdhënie, inovacionin, arritjet cilësore dhe strategjitë e suksesshme që ka ndjekur”. Ndër laureatët e mëparshëm të këtij çmimi janë universitete dhe institucione të njohura nga SHBA, Britania, Gjermania, Japonia dhe shumë vende të tjera.