Universiteti Bujqësor me më pak regjistrime, studentët orientohen drejt degëve të reja

Regjistrimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës tregojnë edhe këtë vit një rënie të interesit për disa programe tradicionale, veçanërisht për Agronominë dhe Ekonominë Bujqësore. Të dhënat e fazës së parë të aplikimeve tregojnë se gjithnjë e më pak maturantë po zgjedhin degët e lidhura drejtpërdrejt me bujqësinë, ndërsa interesi është zhvendosur drejt programeve më moderne dhe të orientuara nga teknologjia.

Sipas rektorit të UBT-së, Fatbardh Sallku, rënia është më e theksuar në disa degë të Fakultetit të Ekonomisë, ndërsa programe si IT në Bujqësi, Arkitekturë, Planifikim Territori dhe Inxhinieri Pyjore kanë shënuar rritje të numrit të aplikimeve. Kjo tregon se maturantët po orientohen drejt profesioneve që i konsiderojnë më konkurruese dhe me më shumë mundësi punësimi në të ardhmen.

Për të nxitur regjistrimet në degët prioritare, qeveria shqiptare vijon të ofrojë mbështetje financiare për studentët me rezultate të larta. Ata që zgjedhin programet e Shkencave Bujqësore, Sigurimit Ushqimor dhe Inxhinierisë Pyjore përfitojnë një pagesë mujore prej rreth 50 mijë lekësh të rinj. Përveç kësaj, studentët nuk paguajnë tarifë studimi dhe kanë mundësi akomodimi në kampusin universitar me një kosto shumë të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, rektori Sallku thekson se arsyeja kryesore për të zgjedhur Universitetin Bujqësor nuk duhet të jetë vetëm mbështetja financiare. Sipas tij, reforma akademike e zbatuar sipas modelit të Universitetit BOKU të Vjenës ka modernizuar programet e studimit, duke i orientuar ato drejt profesioneve konkrete që kërkohen nga tregu i punës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rënia e regjistrimeve në universitetet publike mbetet një fenomen i vazhdueshëm në Shqipëri. Ulja e numrit të lindjeve, emigracioni i të rinjve dhe zgjedhja për të studiuar në universitete private ose jashtë vendit janë ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në këtë tendencë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?