Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 4 Nëntor 2026, 22:57 Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon Një mbrëmje e mbushur me gola, surpriza dhe rezultate të jashtëzakonshme në Champions League. Ndeshjet e javës së katërt të kësaj faze kanë dhuruar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Champions League
  • Goxhaj dhe Lika
  • Kandidati për Tiranë
  • Erion Veliaj
  • Shpërthimet në pallate
  • Protesta studentore
  • Raporti i BE-së
  • Trump dhe Senati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” vendos studentin më pranë profesionit, “Pakti UNIEL për Praktikën dhe Punësimin”

Aktualitet E enjte, 24 Shtator 2026 12:04
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” vendos studentin më pranë profesionit, “Pakti UNIEL për Praktikën dhe Punësimin”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” nis vitin akademik 2026–2027 me një orientim të ri, që synon të forcojë lidhjen e studentëve me profesionin dhe tregun e punës. Në një konferencë për shtyp, rektorja Prof. Dr. Elvira Fetahu prezantoi “Paktin UNIEL për Praktikën dhe Punësimin”, si një nga drejtimet e rëndësishme të zhvillimit të universitetit.

Pakti synon që studentët të mos e njohin profesionin vetëm pas përfundimit të studimeve, por ta provojnë dhe ta ndërtojnë lidhjen me të që gjatë viteve universitare, përmes praktikave, mentorimit, projekteve reale dhe bashkëpunimit me institucionet dhe sipërmarrjen.

Universiteti ka ngritur tashmë një Bord Këshillimor të Biznesit, duke krijuar një urë më të drejtpërdrejtë mes akademisë dhe botës profesionale. Sipas rektores Fetahu, ky bashkëpunim do të zgjerohet në çdo program studimi, duke iu përshtatur natyrës së profesionit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Për studentin e Mësuesisë partner është shkolla, për Infermierinë është spitali, për Teknologjinë e Informacionit janë kompanitë dhe laboratorët, për Ekonominë janë bizneset, bankat dhe institucionet”, u shpreh Fetahu.

Synimi i Universitetit është të kalojë nga modeli tradicional universitet–auditor drejt një universiteti të hapur, ku akademia, biznesi, institucionet dhe komuniteti bashkëpunojnë për formimin profesional të studentëve.

Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm merr edhe kërkimi shkencor. Universiteti i Elbasanit disponon një laborator kërkimor të akredituar deri në vitin 2030 në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, i cili punon edhe me nevojat reale të industrisë. Ky model synohet të zgjerohet, duke afruar studentin me kërkimin shkencor dhe tregun e punës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Duam që Universiteti të mos jetë vetëm vendi ku transmetohet dije, por edhe vendi ku prodhohet dije”, theksoi rektorja.

Ky orientim i ri shoqërohet edhe me rezultate pozitive në regjistrimet për vitin akademik 2026–2027. Në raundin e parë, programet më të preferuara kanë qenë Infermieri e Përgjithshme, Edukim Fizik dhe Sporte, Financë–Kontabilitet, Teknologjitë e Informacionit dhe Informatikë Ekonomike.

Mund t'ju interesojë

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjig...

Para 9 orësh
Vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallatit, shpresat për gjetjen e 69-vjeçarit të gjallë janë të pakta

Vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallatit, shpresat për gjetjen e 69-vjeçarit të gjallë ...

Para 10 orësh
Kush është Barack Obama i ri?

Kush është Barack Obama i ri?

Para 10 orësh

Në fokus mbetet edhe ndërkombëtarizimi, zgjerimi i bashkëpunimeve universitare dhe forcimi i kërkimit shkencor, ndërsa Universiteti synon që studentëve t’u ofrojë jo vetëm dije akademike, por edhe eksperiencë, kompetenca dhe mundësi konkrete për të ndërtuar të ardhmen profesionale.

Për maturantët që janë ende në fazën e dytë të aplikimeve, mesazhi i rektores Fetahu është i qartë, zgjedhja e universitetit duhet të lidhet me profesionin dhe të ardhmen që duan të ndërtojnë.

“Ky është orientimi ynë për vitin akademik 2026–2027, nga auditori te profesioni dhe nga diploma te kompetenca.”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon
Para 8 orësh

Champions/ Como fiton me 9 gola, Porto mund Napolin, City nuk gabon

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 9 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

Çfarë fshihej pas rritjes masive të së mërkurës? Trump bën paqe shpejt
Para 9 orësh

Çfarë fshihej pas rritjes masive të së mërkurës? Trump bën paqe shpejt

Senati Demokratik gati të pengojë emërimet gjyqësore të Trumpit, përfshirë Gjykatën Supreme
Para 9 orësh

Senati Demokratik gati të pengojë emërimet gjyqësore të Trumpit, përfshirë Gjykatën Supreme

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
Para 13 orësh

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Kush është Barack Obama i ri?
Para 10 orësh

Kush është Barack Obama i ri?

3 Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë
Para 9 orësh

Champions League: Muriqi fundos Liverpoolin, Real Madridi bën përmbysjen heroike në Athinë

4 Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza për disa deputetë
Para 9 orësh

Nga kryeministri i ardhshëm te figura që është kosto për PD-në, Erald Kapri jep përgjigje pa doreza pë...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.