Universiteti i Tiranës tregon se kur nis shkolla e lartë
Viti i ri Akademik, për arsimin e lartë do të nisë në 17 tetor 2022. Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Tiranës me anë të një reagimi në faqen zyrtare të institucionit. Në dokumentin që mbgan firmën e ministres së Arsimit, Evis Kushi bëhet e ditur se viti i ri akademik 2022-2023 do të nisë me datë 17 tetor dhe do të mbyllet me datë 29 shtator 2023.
“Fillimin e Vitit Akademik 2022-2023, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 17 tetor 2022 dhe mbarimin e tij në datën 29 shtator 2023. Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse. Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në njoftim.