Uragani i shekullit godet sot Meksikën, 320 km/orë shpejtesia

 

 

Meksika po përgatitet për uraganin më shkatërrues në histori, Patricia, i cili parashikohet që të jetë katastrofik.Ky është cikloni më i fortë që ka përfshirë ndonjëherë bregun amerikan, era do të fryjë me shpejtësi 320 km në orë.

Sipas Organizatës botërore meteorologjike, uragani ka të njëjtin potencial shkatërrues me tufanin Haiyan, që goditi Filipinet në 2013-ën dhe shkaktoi 7,300 viktima.

Metereologu Denis Feltgen tha se bëhet fjalë për një uragan shumë të rrezikshëm që mund të shkaktojë një katastrofë.Autoritetet meksikane kanë filluar evakuimin e banorëve para mbërritjes së uraganit ‘Patricia’.

Qendra e Tornadove në SHBA thotë se stuhia do të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe mund të shkaktojë përmbytje të mëdha.Erërat e stuhisë do të jenë aq të fuqishme sa mund të ngrenë në ajër një avion dhe ta mbajnë atë në fluturim.

SHKARKO APP