Urbanët në Tiranë, nesër 3 orë protestë: Të rritet çmimi i biletës

Shoqata e Transportit Qytetas bojkoton nesër për 3 orë qarkullimin e autobusëve urbanë në Tiranë.

Shkak për këtë masë është kërkesa e tyre për rritjen e çmimit të biletës nga Këshillat Bashkiak.

Përfaqësues të Shoqatës së Transportit deklarojnë se bojkotimi do të ndodhë nga ora 05:00-08:00 e mëngjesit.

Kjo masë është paralajmëruar edhe 10 ditë më parë nga kjo shoqatë, e cila deklaroi se nuk mund ta mbajnë më në këmbë biznesin e tyre me humbje.

Por në faqen e Bashkisë së Tiranës është publikuar edhe thirrja e Këshillit Bashkiak për ditën e enjte.

Në këtë mbledhje do të shihet nëse do të ketë rritje të çmimit të tarifës së biletës së urbanëve për qytetarët apo do të mbetet i njëjtë. 

SHKARKO APP